Arsenali merr fitore të madhe në ndeshjen e parë me Napolin

Arsenali e ka mposhtur 2-0 Napolin në stadiumin “Emirates”.
Arsenali i Unai Emery, ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League, raporton Gazeta Express.
“Topçinjtë” e mposhtën 2-0 ekipin e Carlo Ancelottit.

Marketing

Golin e parë e shënoi Aaron Ramsey në minutën e 15’, kurse për 2-0 Lucas Torreira goditi fuqishëm në minutën e 25’ për ta detyruar Kalidou Koulibaly të shënojë autogol.

Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, edhe pse në 45 minutat e pjesës së dytë skuadrat kishin rastet e veta, megjithatë, portat mbetën të paprekura.
Kështu, Arsenali viziton javën e ardhshme Napolin në Itali me një rezultat shumë të favorshëm.

Marketing