Arsllani: Arratisja e Gruevskit, një “inskenim” për devijimin e vëmendjes së shqiptarëve nga ndryshimet kushtetuese

Në Maqedoni, kur është fjala për shqiptarët, po vazhdon “avazi i vjetër”, edhe me këtë qeveri “reformatore” të kryeministrit Zoran Zaev, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, analisti Ismail Arsllani.

Marketing

“Në këto momente sensitive për shqiptarët, kur është “hapur” Kushtetuta dhe po bëhen ndryshimet në preambulën e saj, të imponuara nga Marrëveshja e Prespës, për të devijuar vëmendjen e opinionit publik shqiptar dhe të subjekteve të tyre politike nga kërkesat e justifikueshme me taban kombëtar, kjo qeveri, me veprime të orkestruara me opozitën maqedonase, po inskenon ngjarje skandaloze, si me rastin e arratisjes së papenguar të ish-kryeministrit Gruevski në Hungari”, thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, këto janë veprime perfide të kësaj qeverie, për dallim nga ajo e më përparshmja, në krye me Gruevskin, e cila në raste të këtilla inskenonte konflikte ndëretnike dhe bastisje skandaloze policore në vendbanimet shqiptare.

“Përderisa kryeministri Zaev nga ky rast pret përfitime politike në favor të tij, në fakt dalin në shesh dobësitë institucionale të Gjyqësorit, të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë sekrete”, nënvizon Arsallani.

Marketing