Arsllani: Jemi në dispozicion të Dibrës, kemi nisur maska mbrojtëse dhe personel mjekësor

Në konferencën për shtyp në Qeveri ku ministri i shëndetësisë Venko Filipce dhe zëvendës ministri Armend Arsllani lidhur me situatën e krijuar nga virusi Korona në vendin tonë, që të dy kanë dhënë informacionet e fundit nga tereni si dhe masat e ndërmara nga shtabi i krizës.

Marketing

Në pyetjen e drejtuar nga gazetari i gazetës KOHA se në komunën e Dibrës më saktësisht në spitalin atje ka mungesë të maskave mbrojtëse si dhe të personelit mjekësorë, zëvendës ministri Arsllani është përgjigjur se tashmë kanë ndërmarë masat që atje të dërgojnë material mbrojtjës si dhe personel mjekësorë të cilët sipas tij tashmë duhet të kenë arritur.

Kryetari i komunës së Dibrës thekson se pjesa e Dibrës ka mungesë së maskave mbrojtëse dhe dje janë testuar 3 personel mjekësorë dhe specialist, kur do të dërgohen specialist atje?

Dua të thekson dhe të informoj se kemi vënë kontakt me Dibrën dhe me ftesë të tij përherë kemi marrë masa për nevojat të cilat i përmendët, kemi dërguar në kohë gjërat dhe mendoj se janë të mjaftueshme sipas mbledhjeve dhe përcaktimeve që kemi ne, jemi përgjigjur në të gjitha nevojat e tyre, sa i përket specialistëve që përmendët ne sot kemi dërguar specialist të ri atje pediatët dhe gjithmonë jemi në kontakt me ato dhe marim masa për pacientët tjerë të cilët dalin nga atje sipas vlerësimeve të komisionit komunal atje, njejtë edhe me gratë shtatzëna si që ishin dy rastet më herët, besoj se në secilin moment do të ju përgjigjemi nevojave të tyre në Dibër, kemi dërguar pediatër dhe besoj se ka arritur tashmë.

Marketing