Mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizuar për shkak të masave kufizuese për parndalimin e përhapjes së koronavirusit e ka shkaktuar recesionin më të thellë të ekonomisë për çka është tregues rënia prej 12.7 për qind e Prodhimit Bruto Vendor (PBV). Edhe pse ulje shënohet në pothuajse gjitha strukturat bartëse të PBV-së, megjithatë është eivdent rënia e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve që në vlerë nominale arrin 32 për qind të rënies së importit ku ulja është 30.2 për qind, konsideron kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Daniella Arsovska.

Në raportet e Bankës Botërore, shton Arsovska është notuar se në kushte të pandemisë në shtetet e Ballkanit gjithnjë e më shumë është i shprehur problemi i humbjeve prej mbi një miliardë dollarë amerikan në vit për shkak të ngecjes së vendkalimeve kufitare. Koha e gjatë e pritjes i zvogëlon shpenzimet, e ulë konkurrencën e pjesëmarrësve në shkëmbimin tregtar ndërkombëtar, ndërmarrjet importuese- eksportuese dhe kompanitë transprotuese.

“Ruajtja e plasmanit të prodhimeve dhe shërbimeve të ndërmarrjeve të orientiara të eksportit të cilat kanë cilësi të dëshmuar në punën e tyre është e rëndësisë së madhe për mbështetjen e rritjes ekonomike të cilën e presim me stabilizimin e gjendjes së krizësë. Për shkak të pandemisë është evident efekti negativ mbi kërkesën e tregjeve në BE ku janë edhe partnerët tanë më të mëdhenj, ndërsa ajo relekfotohet edhe në punën e kapaciteteve tona prodhuese. Edhe krahas krizës dhe funksionimit të rënduar, ulja e prodhimiot dhe vështirësitë në prodhim dhe logjistikë, një pjesë e madhe e kapaciteteve të orientuara të eskportit në vazhdimësë kanë punuar. Ajo që është me rëndësi për momentin është të mos humbin plasmanin dhe të ruajnë pozicionet e vendosura”, ka vlerësuar Arsovska.

Sipas saj, nëse ndodhë tërheqja e marrëveshjeve, nevojitet që të mundësohet të lidhen marrëveshje të reja me partnerë potencial të interesuar të punojnë dhe bashkëpunojnë me Maqedoninë.