Arsovski: Gjykimi për 27 prillin është i pabazuar

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski thotë se gjykimi për 27 prillin është i pabazuar dhe i planifikuar me qëllim që t’i luftojë kundërshtarët politik të Zaevit.

Marketing

Sipas tij, përderisa Zaev është në Qeveria nuk do të ketë drejtësi në Maqedoni.

“Vendimi i sotëm i gjykatës është gjykim i planifikuar që ka për qëllim të krijojë frikë te kundërshtarët politik të Zaevit dhe në mënyrë të plotë e shkatërron demokracinë në shtet. Përderisa kundërshtarët politik po dënohen pabazë, siç është rasti i sotëm, Qeveria e Zaev e shpërqendron opinionin nga krimet e veta dhe korrupsioni i vet”, thotë Arsovski.

Ai shton se një gjykim i këtillë nuk është asgjë tjetër përveç vazhdim i praktikës së Qeverisë, ndërsa gjykata vendimin gjyqësor e merr nga një dëshmitar i cili ka dosje kriminale dhe se procedura dëshmoi se ai nuk ka qenë në vendin e ngjarjes për të cilin dëshmon.

“I gjithë gjykim bazohet në deklaratën e Vasilevskit, njeri i cili ka dosje kriminale që e vërtetoi edhe gjykata. Gjykata beson në njeri me histori kriminale. Në rastin ‘Haraçi’, dëshmitë e Jovanovskit, ku komprometojnë prokuroren Ruskovska dhe prokurorin Juveski u tha se gjykata nuk merr parasysh deklaratat e personave të cilëve krebiliteti i tyre është i dyshuar”, tha Arsovski.

Marketing