Arsovski: LSDM-ja dhe Zaevi premtuan në regjistrimin të kurdisin mbi 32 për qind popullatë shqiptare

Regjistrimin që e përgatit LSDM dhe BDI do të jetë regjistrim i vetëm dy partive, ndërsa jo regjistrim i të gjithë qytetarëve dhe i Republikës së Maqedonisë si operacion statistikor.

Marketing

Ky regjistrim që po e shtyn LSDM-ja është regjistrim politik, ndërsa jostatistikor siç duhet të jetë dhe siç është kudo në botë dhe në vendet e zhvilluara.

Fatkeqësisht, ky përdhunim brutal i këtij operacioni statistikor – regjistrim, është vetëm për shkak se Zaevi tashmë ka rënë dakord për shifrat se sa banorë ka Republika e Maqedonisë nga bashkësi të caktuara etnike. Ky është çmimi i marrëveshjes së koalicionit midis Zaevit, LSDM-së dhe BDI-së, të cilën duhet ta përmbushë LSDM-ja.

Zaevi, LSDM-ja, Ali Ahmeti dhe BDI-ja tashmë kanë rënë dakord dhe i dinë rezultatet dhe numrat që duhet të jepen nga rezultati i regjistrimit. Regjistrimi i popullsisë vetëm me një numër identifikues personal të diktuar të një personi të caktuar është kusht i vendosur sepse Zaev ka premtuar se numri i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë sipas regjistrimit do të jetë mbi 32 për qind e popullsisë.

Prandaj, regjistrimi nuk është më statistikë, por një politikë e zhveshur dhe kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE kërkon tërheqjen e këtij ligji dhe miratimin e një ligji të ri me konsensus që do të jetë në dobi të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve, ndërsa jo të partive të caktuara politike, posaçërisht shumicës parlamentare.

Nëse e voton në fuqi LSDM-ja, ne do të mbledhim nënshkrime nga qytetarët për ta anuluar këtë ligj dhe për të sjellë një ligj të ri së bashku.

Marketing