Zëdhënësi i qeverisë Dushan Arsovski tha se këtë vit kanë filluar procedurat kundër 83 gjykatësve dhe arsyet janë vjetërsimi dhe trajtimi i papërshtatshëm i lëndëve gjyqësore. Megjithatë Arsovski sqaroi se qeveria mund të sigurojë vetëm një kornizë të përkohshme, por vetë procesi duhet të kompletohet nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë.
“Shteti nuk mund të bëjë filtrimin. Ky proces duhet të kompletohet nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë. Shteti mund të japë vetëm një kornizë kohore dhe një mënyrë për ta bërë atë. Sipas informacionit që kemi nga viti 2019 deri në vitin 2020, vetëm Këshilli Gjyqësor shkarkoi tetë gjykatës dhe këtë vit janë filluar procedurat për 83 gjykatës të tjerë. Arsyet janë vjetërsimi i çështjeve, trajtimi jo i duhur i çështjeve dhe të ngjashme. Procesi humbi pak në dinamikë për shkak të pandemisë sepse disa nga gjykatësit janë infektuar ose kanë hyrë në vetë izolim për shkak të kontaktakteve që kanë pasur. Megjithatë, qeveria nuk po heq dorë nga ky proces.”, Dushan Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.