Qeveria e ka futur në borxh shtetin me gati 400 milion euro pë 9 muaj. Që kur LSDM ka marr pushtetin, borxhi nuk pushon së rrituri, kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE.

“Çdo familje në vend është në borxh prej 720 euro në vetëm 9 muaj. Këto janë para që do të kthejnë me kamatë gjeneratat e ardhshme. Këto janë pothuajse 400 milionë euro që qeveria merr pa mbulim, pa financuar një deficit apo investim kapital që është në nivel historikisht më të ulët. Këto janë paratë për të cilat qeveria nuk tregon se çfarë shpenzon. Këto janë paratë që praktikisht thuhet se hidhen në erë”, tha zëdhënësi i partisë së VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.