Arsovski: Sot ra maska e “Lui Viton” gjykatës

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski nëpërmes një pres-konference potencoi se maskat e gjykatës “Lui Viton”, kanë rënë edhe atë nga një prokurore vepron në lëndë aktive.

Marketing

“Sipas dëshmitares, Lile Stefanova, prokurore në lëndën “Perandoria”, gjykatësja, Dobrilla Kacarska, në mënyrë të drejtpërdrejtë i është paraqitur tashmë të akuzuarës Katica Janeva për të ndikuar në hetime. Prokurorja Stefanova nën përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore sot dëshmoi se Kacarska gjithnjë ka qenë prezente derisa është vendosur rreth kërkesës për paraburgim të një të dyshuari në rastin “Perandoria” dhe është interesuar për rrjedhën e procesit”, tha Arsovski.

Arsovski shtoi se kjo është një keqpërdorim klasik i detyrës i kompetencave dhe mandatit të cilin e ka një gjykatës.