Arsye më të madhe që të REGJISTROHET diaspora NUK KA. Dëgjojeni profesoren Karakamisheva

Profesoresha universitare Tanja Karaamisheva thotë se shqiptarët janë QESHARAK kur kërkojnë që me çdo kusht në REGJISTRIMIN e popullsisë të dalin më shumë, informon BLIC.MK

Marketing

Sipas saj kjo që kërkojnë shqiptarët është TURP pasi që siç shprehet ajo, shteti kinse për të gjithë është i barabartë edhe po që se një komunitet është vetëm 5 për qind.

“Në vitin 2001 në mënyrë artificiale na u imponua një konflikt i armatosur me qëllim që kinse të fitohen disa të drejta më të mëdha për komunitetet dhe këto të drejta më të mëdha u konfirmuan përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, u implementuan në Kushtetutë, pastaj në ligjet etj. Por në fakt ku është plasaritja në gjithë këtë princip përmes të cilit ata erdhën deri tek të drejtat e tyre etnike? Në bazë të numrit statistikor ju nuk mund të kërkoni të drejta më të mëdha etnike, PSE? Pasi që e drejta ndërkombëtare dhe ajo evropiane asnjëherë nuk thotë se ju duhet të jenin 20 %, 10% apo 5% të përfaqësuar që të keni të drejta të këtilla apo të drejta të tjera. Kjo është turp, kjo është mëkat për të drejtat e njeriut, kjo është mëkat për të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane në të cilën ata thirren,” ka deklaruar Karakamisheva.