Arsyeja që dyshohet për vrasjen e familjes në Dibër

Mëngjesin e sotëm është raportuar se familja tre anëtarësh Pocesta nga Dibra u gjetën të vrarë  në qytetin e Dibrës.

Marketing

Familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

I vrarë mbeti Amid Pocesta, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta dhe vajza Anila Pocesta, e lindur në vitin 2004.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsyeja e vrasjes ishte krejtësisht banale.

“Arsyeja pse ka ardhur deri te vrasja ka qenë disa hekra që e ndajnë shtëpinë, gilindera që i themi ne. Pra personi i dyshuar ka vrarë vëllun e gruas me familje apo siç njihet ndryshe tek ne baxhanakun”, ka thënë ky burim për Indeksonline.

Sipas të njëjtit, i dyshuari ka hyrë në dhomë të fjetjes tek familjarët dhe ka kryer vrasjes. I dyshuari thuhet se është Rasim Findo./Indeksonline/

Marketing