Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit

Në emisionin debativ Top tema në Tv Telma të ftuar janë deputetë nga parti të ndryshme e mes tyre përfaqësuese nga BDI deputetja Arta Bilalli Zendeli, nga ASH Elmi Aziri, nga VMRO Dafina Stojanovska dhe deputeti i LSDM-së.

Marketing

Në debat e sipër deputetja Arta Bilalli Zendeli i ka përmendur deputetit Aziri se si gjatë vitit të kaluar për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë e Covid 19 ishte marrë iniciativë për të punuar online Kuvendi republikan dhe pikërisht ka qenë opozita që e ka bllokuar atë.

“Në nëntor të vitit të kaluar u inicua që Kuvendi të fillojë të punojë online dhe ishit pikërisht ju ata të cilët e bllokuat këtë iniciativë me mijëra amandamente”, ka theksuar kështu deputetja Bilalli-Zendel

Marketing