Artan Grubi: Referendumi do të jetë i suksesshëm

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi kishte takim me znj. Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Francës dhe zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane nën shoqërimin e ambasadorit të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristijan Timonie.

Marketing

Në takim, u këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në vend dhe rajon, me theks të posaçëm në referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

Grubi informoi se kampanja për referendum të suksesshëm po zhvillohet dhe se gjendja në teren deri tani është e kënaqshme, gjegjësisht se ka disponim tek votuesit në vend që të prononcohen “PËR” mbështetje të marrëveshjes së Prespës dhe për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Në atë kontekst, theksoi se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se mazhoranca në mënyrë të përforcuar punon në arritjen e censusit të daljes së votuesve.

Grubi theksoi se referendum do të jetë i suksesshëm sepse atë e dëshirojnë qytetarët.

Gjithashtu, shprehu bindjen, se pastaj, ndryshimet kushtetuese, të cilat rezultojnë nga Marrëveshja, do të votohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deputetja Tangi, përsëri e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për anëtarësimin euroatlantik të Maqedonisë, me ç’rast theksoi mbështetje për referendumin , duke theksuar rëndësinë e këtij referendumi për ardhmërinë e vendit, në kontekst të anëtarësimit tonë në këto struktura ndërkombëtare të rëndësishme.
Z. Grubi u falenderua për mbështetjen e madhe politike të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe të Francës, të cilët japin mbështetje të sinqertë për rezultatin pozitiv të referendumit dhe anëtarësimin tonë në BE dhe NATO.

Marketing