Artan Grubi u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi në “Facebook” u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen sa më shumë.

Marketing

Grubi jep udhëzime se si të regjistrohen dhe bën thirrje që të shpërndahet njoftimi te familjet e tyre.

“Të nderuar vëllezër dhe motra në mërgatë dhe ju familjarë të bashkëkombasve tanë që jetojnë në diasporë. Nga nesër, e hënë, 1 mars 2021, fillon procesi i vetregjistrimit në adresën: https://census.stat.gov.mk/. Ju lus për sensibilizim dhe mobilizim maksimal”, shkruan Grubi.

Ndryshe, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme deklaroi se nga 1 marsi fillon regjistrimi për mërgimtarët ndërsa për herë të parë diaspora do të përfshihet në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni.