Artdashësit mirëpresin filmin “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Film i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” përjetoi premierën e tij, në kuadër të kinemasë Cineplex- Shkup.

Marketing

Regjia dhe skenari i filmit, nënshkruhet nga regjisori teatral Kushtrim Bekteshi, dhe ky është debutimi i filmit të parë të metrazhit të gjatë, pas dy filmave të shkurtër të regjistruar.

Premiera mblodhi shumë kineastë, artdashës, si dhe kastin e mrekullueshëm të aktorëve, të cilët edhe ndanë përshtypjet e tyre, pas ndjekjes së filmit :

“Jam e lumtur që u dha premiera, që u dha këtu në Shkup, që na kanë ardhë gjithë këta artistë nga Kosova, Shqipëria, është bërë sonte qendra mbarë shqipëtare Shkupi. Me një prezantim dinjitoz. Shpresoj që ky rrol i mi, ti vetdijësojë shumë gra për të denoncuar dhunën, dhe shumë burra të mos vënë dorë mbi gruan”, tha Drita Kaba Karaga, aktore.

“Për mu ishte kënaqësi e veçantë me e pa këtë film. U gëzova shumë edhe për Kushtrimin që arriti me përfundu, sepse është shumë vështirë me bo film në këtë regjionin tonë. Gjithmonë ka probleme financiare, për me arritë me realizu filmin ashtu siç dëshiron regjisori”, tha Shkumbim Istrefi, aktorë.

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production në Maqedoni, Media&Film Production në Kosovë, Ska-Ndal Production në Shqipëri dhe Skupifestival në Maqedoni. Është i mbështetur financiarisht nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radio Televizioni Kombëtar i Maqedonisë- Programi në Gjuhën Shqipe , Radio-televizioni i Kosovës, dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.