Arteta: Arsenal duhet të qartësojë situatën me kapitenin dhe të krijojë stabilitet

Trajneri i Arsenal ka një problem me skuadrën e tij – shiritin e kapitenit.

Marketing

Shiriti i kapitenit tek skuadra e Arsenal ka qenë një nga problemet që ka nxitur shumë reagime kohëve të fundit, sidomos pasi atë e mori Granit Xhaka.

Pas sjelljeve jo të mira të lojtarit me prejardhje kosovare, tashmë shiritin e mban Pierre Emerick Aubameyang, por Arteta ka akoma fjalë për këtë punë. Ai dëshiron që të qartësohet gjithçka dhe të krijohet stabilitet.

“Sa më shumë stabilitet që të kemi me kapitenin dhe lojtarët që kemi në skuadër, mendoj se më shumë qartësi do të kemi për të përçuar tek tifozët atë që ne bëjmë” ka thënë Arteta

“Ka shumë faktorë, disa nuk mund t’i kontrollojmë, por për momentin gjithçka është në rregull dhe nuk është koha që unë të bëjë ndryshimet në vend, sepse nuk kam parë gjëra reale për të bërë vendimet” ka shtuar spanjolli.

“Kam qenë në klube ku ka pasur katër ose pesë kapitenë. Është më shumë grup lidershipi sesa kapitenësh. Në fund, është një djalosh që mban shiritin, pasi skuadra zgjedh liderët” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Arsenal.

Nën urdhrat e Unai Emery, kishte pesë emra për shirtin e kapitenit; Granit Xhaka, Pierre Emerick Aubameyang, Hector Bellerin, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil.

Marketing