Arteta nuk është më trajner por menaxher në Arsenal

Shefi ekzekutiv i Gunners, Vinai Venkatesham ka shpjeguar këtë ndryshim, ku nga tani e tutje spanjolli do të jetë menaxher i klubit

Marketing

Mikel Arteta do të këtë përgjegjësi ekstra në Arsenal pasi që zyrtarisht titulli i tij është ndryshuar nga “trajner” në “menaxher të skuadrës së parë”.

Gunners e kanë konfirmuar këtë ndryshim të enjten derisa Arteta do të shikojë si ta ngrit sa më lartë në tabelë të Premier Ligës.

Pas një fillimi të start të keq me Unai Emery, Arteta përfundoi në vendin e tetë në sezonin 2019-20, por është parë qartë pasi që Arteta arriti ta eliminoi Manchester City dhe Chelsea dhe ta fitojë FA CUP – derisa e mundi edhe Liverpoolin në Community Shield.

“Mikel është këtu prej fundit të dhjetorit dhe për nëntë muajë që mund të jenë muajt më sfidues për historinë e Arsenalit në 134 vite histori. Pavarësisht tërë këtyre sfidave, Mikel e ka dërguar klubin përpara”, tha shefi ekzekutiv Vinai Venkatesham.

“Ai e ka ngritur shpirtin e skuadrës dhe energjinë në London Colney dhe tifozët e Arsenalit në tërë botën. Ai është duke bërë një punë fenomenale”.

“Një gjë është e qartë ai ishte i duhuri prej ditës së parë që ka shkelur në derë, ai është më i mirë se sa të jetë trajner. Kështu ne po ia ndryshojmë titullin e punës duke lëvizur përpara. Ai nga trajner do të jetë menaxher i skuadrës së parë. Kjo është rritja që i bëhet nga dita e parë që ai hyri në këtë derë dhe ne pamë aftësitë e tij se çfarë është në gjendje të bëj ai me klubin”.

Marketing