Artistët shqiptar më famë botërore me koncert madhështor në Romë

Viti 2018 është shpallur si Vit Mbarëkombëtar i Skënderbeut.
Ky vit shënon 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.

Përgjatë këtij muaji në Kosovë dhe Shqipëri janë mbajtur një sërë aktivitetesh, por aktivitete do të mbahen edhe në shtetet e tjera.

Me kërkesë të misionit diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Papa Françesku më 19 të këtij muaji do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritete të larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetave. Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën do të mbahet edhe një koncert madhështor ‘Të bashkuar në kujtim të Skënderbeut’.
Koncerti do të mbahet në Teatrin Argentina në Romë, ndërsa do të performojnë emra si: Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e emra të tjerë me famë botërore.
I pranishëm do të jetë edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

evn