As Juve e as Inter, Lukaku zgjedh ekipin e ri!

Në pritje për të mësuar përfundimisht se cila do të jetë e ardhmja e tij. Do të transferohet te Juventusi nëse realizohet shkëmbimi me Dybalan, do të kalojë te Interi aty ku Conte e pret krahëhapur me zikaltrit që kanë këmbëngulur për të gjatë gjithë verës apo do të qëndrojë te Manchester United. Megjithatë në pritje për të mësuar se ku do ta vazhdojë karrierën, Romelu Lukaku vazhdon të qëndrojë në Belgjikë teksa sëfundmi i ka bërë një vizitë skuadrës ku hodhi hapat e tij të parë në karrierë pikërisht Anderlechtit dhe për më tepër është stërvitur me skuadrën e të rinjëve nga Brukseli për të mos humbur formën fizike.

Marketing

Deri sa të mësojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, Lukaku do të qëndrojë në Belgjikë dhe gjatë këtyre ditëve mund ta shohim shpesh bomberin e kombëtares belge të mbajë veshur mbi shpinë fanellën stërvitore të Anderlecht.