As një muaj në detyrë, ministri Reka i ndërron tri herë “fotelet” në zyrën e tij

Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, duket se nuk po rehatohet në zyrën e tij të re.

Marketing

Që nga 6 shkurti kur ai zyrtarisht e mori detyrën nga ish-ministrja Dhurata Hoxha, ai i ka ndërruar disa herë ulëset në kabinetin e tij ku ai pret mysafirët.

Në komunikatat e lëshuara me fotografi nga zyra e Rekës, është vërejtur që në të paktën tri takime, ai i ka ndryshuar ulëset në zyrën e tij.

Në fillim zyra e Rekës ka pasur të vendosura disa ulëse të njohura si “fotele”, teksa më vonë të njëjtat i ka ndryshuar dy herë.

Teksa nuk dihet nëse zyra e Rekës ka shpenzuar para për këto ndryshime që nuk dihet as pse kanë ndodhur.

Marketing