“AS”: Pogba te Reali, pagesa vjetore 12 mln euro

Mediat në Spanjë sot shkruajnë se mesfushori i Mançester Junajted , Poll Pogba do tw largohet nga “Old Traford” i Mançesterit dhe do të kalojë në “Bernabeu”-n e Real Madridit. Sipas të përditshmes “AS” , mesfushori 26 vjeçar ka arritur marrëveshje personale me skuadrën madrilene, sipas së cilës do të përfitojë rreth 12 milion euro në vit.

Marketing

Kjo është rritje e pagesës për 2 milion më shumë se sa aktualisht merr te skuadra e Mançester Junajtedit.

Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori francez shpreson se marrëveshja do të zyrtarizohet para fillimit të fazës përgatitore dhe fillimit të turneve verore, ku bëjnë pjesë skuadrat e Realit dhe Mançesterit.

Marketing