Asani: Komuna s’lejon punësime as mjete për transport

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike të Gostivarit, Ibrahim Asani, ankohet se si pasojë e mos-bashkëpunimit me komunën, shkolla që ai drejton nuk mund të angazhojë mësimdhënës të rinj.

Marketing

Ai akuzon komunën se nuk i lëshon mjete për transportin e nxënësve, edhe pse I njejti është i garantuar me ligj dhe paguhet nga shteti. Sipas Asanit, MASH ka lëshuar mjete, por komuna e ka bërë të qartë se nuk do ia japë shkollës.

Kreu i Gostivarit Arben Taravari, thotë se akuzat janë të pabaza. Transporti i nxënësve të shkollës teknike, do të bëhet njësoj si për të gjithë nxënësit e shkollave të Gostivarit. Sa i përket mospëlqimeve për punësime të reja, Taravari përkujtoi Asanin se ai më pak se të gjithë mund të ankohet pasi para 5 muajsh punësoi të vëllanë si profesor, edhe pse ai ka të kryer vetëm arsimin e mesëm.

Taravari sqaroi se nga buxheti i komunës këto ditë ka paguar rreth 20 mijë euro borxhe të prapambetura për energjinë elektrike dhe garatoi se të gjitha shkollat me 1 shtator do të kenë rrymë. Ai poashtu tha se së bashku me rrymën, për shkollat publike ka harxhuar gjatë kësaj periudhe nga buxheti komunal rreth 100 mijë euro.