Asani në takim me vullunetarët e organizatës Qendra për edukim dhe zhvillim-CED

Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani takoi vullunetarët Ronan Kennedy dhe Selena Langstaf të cilët në periudhën e ardhëshme do të punojnë në rajonin e Komunës së Tearcës në kuadër të organizatës Qendra për edukim dhe zhvillim-CED.

Marketing

Bashkërisht biseduam për të arriturat e Komunës, zhvillimin e fshatrave që gravitojnë në teritorin e Komunës së Tearcës, për shkollat dhe arsimin në përgjithësi.

Komuna e Tearcës do të jetë derë e hapur për të gjithë miqt tanë vendas dhe të huaj, për bashkëveprim në të mirë të banorëve të kësaj Komune.