Marco Asensio ka ndryshuar emrin e profilit të tij në Twitter, që nuk është më @marcoasensio20, por @marcoasensio10. Një e dhënë kjo që ka ardhur nga rrjetet sociale dhe ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Inter.

Numri 10 ka qenë deri tani i Luka Modric. Ky mund të jetë një konfirmim i faktit se mesfushori kroat do të largohet nga madrilenët.

Zikaltrit shpresojnë, edhe pse operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar.