Asfaltohen fshatrat shqiptare në Manastir, Bekim Memeti: Do të asfaltojmë çdo rrugë shqiptare

Dje ka nisur të asfaltohen rrugët e fshatrave shqiptare të Manastirit informon TetovaSot. Pas punësimeve të shqiptarëve të Manastirit në NP “Rrugët e Maqedonisë”, vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshtrat si Lazec, Kishave, Ostrec dhe Graeshnic.

Marketing

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti thotë se nuk do ketë rrugë shqiptare pa asfaltuar përcjellë TetovaSot. “Ne sot asfaltojmë në fshatrat shqiptare këtu në Manastir, siç janë fshatrat Lazec, Kishave, Ostrec dhe Graeshnic ku do të fillojmë edhe në komuna tjera shqiptare. Vitin 2019 ne punuam në shumë komuna dhe asfaltuam shumë rrugë, dhe 2020 kishim në plan për të asfaltuar shumë rrugë, por shkaku i gjendjes së virusit Covid-19 ,vazhdojmë me një intesitet pak më të dobët. Shpresojmë se me kalimin e gjendjes së jashtëzakonshme, do të nisim intensivisht me planprogramin tonë dhe do të asfaltohen shumë rrugë.” thotë Memeti.

Ndryshe vlen të theksohet se për herë të parë pastrohen autostradat dhe vendosen rrethoja ku tani mund të shikojmë rrugë evropiane me të gjitha standardet.ts