Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, po realizon edhe një premtim elektoral, duke asfaltuar një rrugë të re në Lagjen e Re-Saraj. Asfaltimi I kësaj rruge është realizuar sipas planit të Komunës së Sarajit dhe Ndërmarrjes “Rrugë dhe Rrugica”, dhe I plotëson të gjitha standardet.

Vlera investuese është mbi dy milion denarë, me gjerësi prej katër metra dhe gjatësia është rreth 600 metra. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se premtimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve duhet edhe të realizohen, duke shtuar se investimet infrastrukturore ne rrugë të reja dhe sanim ekzistueseve do të realizohen në kontinuitet dhe sipas dinamikës së paraparë nga Komuna.

“Uroj banorët e kësaj lagje të Sarajit për rrugën e re. Ishte një nevojë dhe një premtim që kjo rrugë të asfaltohet sipas standardeve të vendbanimeve urbane. Investimet në infrastrukturë në Komunën e Sarajit, janë duke u zhvilluar në kontinuitet, ku më parë u asfaltua rruga në vendbanimin Lubin dhe Rashçe, ndërsa një pjesë e rrugës rajonale Saraj-Zhelin. Në këtë fazë do të vazhdojmë edhe me bekatonizimin e disa rrugicave nëpër lagje më të vogla”, u shpreh kryetari I Komunës Blerim Bexheti.

 

 

 

Artikulli paraprakShkëndija dhe Kukësi njohin kundërshtarët e radhës
Artikulli tjetërKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni