ASH-AA përshëndesin dhe mbështesin plotësisht nismën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA përshëndesin dhe mbështesin plotësisht nismën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për 5 pikat ku duhet sjellur ndryshime drastike në sistemin arsimor të paraqitura sot, më 8 korrik.

Marketing

Programi “Shtet për të gjithë” i Koalicionit fitues Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA ka si një ndër shtyllat kryesore ndërtimin e shtetit të mirëqenies që kultivon dhe ruan kapitalin njerëzor. Arsimimi dhe kompetencat profesionale janë themeli i zhvillimit njerëzor dhe shtytësi më i rëndësishëm i rritjes afatgjatë ekonomike, mirëqenies dhe konkurrueshmërisë në ekonominë globale.

Fatkeqësisht, arsimi është një nga sektorët më të shkatërruar nga politizimi dhe keqmenaxhimi i pushtetit në ikje përgjatë dy dekadave të fundit. Gjendja e cilësisë në arsimin tonë u dëshmua më së miri nga rezultatet e Programit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ku Maqedonia e Veriut u rendit dy herë me radhë si një nga performueset më të dobëta në botë.

 

 

Kjo emergjencë arsimore me të cilën po përballemi si shtet kërkon një përgjigje politike të fortë dhe të menjëhershme për t’iu përgjigjur shqetësimeve të nxënësve dhe prindërve që kërkojnë me të drejtë që taksat e tyre të sigurojnë arsim cilësor, të qasshëm dhe në përputhje me nevojat e tregut.

Andaj, ne jo që do të angazhohemi për zbatimin e plotë të 5 pikave të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, por i ftojmë të gjithë nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre që të bëhen pjesë bashkë me ne e një reforme të tërësishme të sistemit arsimor të përcaktuar në programin tonë qeverisës 2020-2024. Prioritetet kryesore gjatë qeverisjes sonë do të jenë përmirësimi i mundësisë për arsim cilësor për të gjithë, avancimi i mësimit në distancë në një sistem të integruar arsimor, forcimi i qeverisjes së sistemit arsimor si dhe rritja e përputhshmërisë midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës, secila prej tyre me dhjetëra masa konkrete për të bërë këto ndryshime.

Shfrytëzojmë rastin që të kërkojmë mirëkuptim nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme për mungesën tonë në takimin e tyre të sotëm në kulmin e fushatës dhe i ftojmë në të njëjtën kohë që menjëherë pas fitores së 15 korrikut të ulemi bashkë dhe t’i përvilim mangët për të nisur një reformë sa të nevojshme aq edhe të domosdoshme të sistemit arsimor të shkatërruar për 18 vite me radhë nga pushteti në ikje.

Marketing