ASH-AA: U vërtetua korrupsioni në polici, prokurori dhe gjyqësor

Këto ditë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e publikuar për Maqedoninë e Veriut edhe një herë dëshmoi se prokuroria, policia dhe gjyqësori në RMV janë tërësisht të përfshirë nga korrupsioni i lartë dhe se qeveria heziton për ta luftuar këtë dukuri. Kjo është edhe një dëshmi shtesë që me qeverisjen LSDM-BDI në krye shteti ka rrëshqitur nga agjenda europiane dhe po shkon drejt një regjimi hibrid, i cili institucionet e shtetit dhe paratë e qytetarëve i ka vendosur në funksion të përfitimeve personale.

Marketing

Kjo situatë e diagnostifikuar nga Departamenti i Shtetit e bën të qartë se pse Maqedonia e Veriut në raportin e ‘’Transparency International’’ shënon rënie të vazhdueshme, duke u radhitur në vendin e 111-të.
Maqedoninë e Veriut mund ta kthejë në rrugën e integrimit eiropian vetëm një qeveri e cila prioritet absolut do ta ketë luftën e njëmendtë kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo institucion të shtetit. Ndërkaq, tashmë katërcipërisht nuk ka asnjë dyshim që qeveria aktuale nuk është e denjë për një mision të tillë.

Marketing