ASH dhe AA përsëri e lëshuan bajrakun

Derisa në Kuvend debatohet për Ligjin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ligje këto për të cilët opozita shqiptare u mundua të bëjë “jehonë” para ca kohësh dhe tentonte të krijojë përshtypjen se ata janë faktori kyç për këto, deputetët e partive politike opozitare shqiptare, sot as fizikisht nuk ishin pjesë e debatit në kuvend.

Marketing

Mosprezenca e tyre me këtë rast vetëm se e nxjerr në pah mosseriozitetin dhe mospërkushtimin e tyre në punën për të cilën populli i ka votuar.

Interesat e kujt përfaqësojnë ata?

Qëndrimi i këtillë indiferent i opozitës parlamentare shqiptare hap shumë dilema dhe nuk i kontribuon demokracisë parlamentare.

Poashtu, kur e kemi parasysh se pikërisht ky propozim-ligj mundëson, përveç tjerash edhe regjistrimin e mërgatës shqiptare, konsiderojmë se qasja e këtillë e deputetëve të opozitës flet për faktin se janë “të mbështetur për murri” dhe nuk kanë vërejtje për ligjin e propozuar nga Ministria e drejtēsisë!

Megjithatë, edhe në mungesë të vërejtjeve, është duke iu bērë shprehi që Kuvendin më shumë ta përdorin për konferencat e tyre për shtyp se sa për punë dhe kontribut efektiv në kuvend.(blic.mk)