ASH dhe BESA e Kasamit përgjigje Zaevit!

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami sot do ti përgjigjen kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me deklaratat e tij të djeshme se nuk pranon amendamente kushtetuese për cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Marketing

Krerët e dy partive opozitare në konferencat e thirrura me gazetarët sot do të bëjnë të ditur veprimet e tyre në Kuvend, dhe për amendamentet që propozojnë për ndryshime kushtetuese në pjesët që ka të bëjë me shqiptarët.

Kryeministri Zoran Zaev i quan nevoja opozitare kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje në amendamentet kushtetuese për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe heqjen e përcaktimit 20 për qind.
“I kuptoj nevojat e njerëzve për të hapur debate, për të dhënë propozime e posaçërisht kreativitetin e opozitës, por në fund e di se askush nuk ka të drejtë që të bëj kushtëzimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sigurisht që nuk do të lejojmë zgjerimin e Kutisë së Pandorës këtë e dinë të gjithë dhe tani është radha ime ta dëshmoj. Kuvendi vendos, ndërsa ne jemi vetëm propozues. Nuk besoj se do të ketë bllokadë nga opozita sepse nuk ka nevojë. Edhe pse ka disa spekulime, unë nuk e besoj për faktin që afatet në Rregulloren e Kuvendit nuk mundësojnë një gjë të tillë”, theksoi Zaev.