ASH-ja dhe BESA bashkë me Iljaz Kadriun?!

E përditshmja “Nezavisen vesnik”, shkruan se një pjesë e OJQ-ve , si dhe nga diaspora shqiptare, kanë kërkuar nga Ziadin Sela dhe Bilall Kasami të bëjnë koalicion, dhe të dalin me Iljaz Kadriun si kandidat të përbashkët presidencial. Bëhet fjalë për nënkryetarin e një Shoqate të diasporës shqiptare në SHBA.

Marketing

“Nga BESA janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa Aleanca ende nuk është deklaruar. Person të tillë mbipartiak që do të kishte kapacitet të tërheq vota nga trupi votues neutral është kombinim për rezultat të mirë”, thotë bashkëbiseduesi.