ASH kërkon arrestimin e maqedonasve që fyenin shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar kundër thirrje albanofobe dhe raciste në manifestimin për Ilindenin në Krushevë. Kjo parti kërkon që Ministria e Brendshme urgjentisht të nxjerrë para ligjit autorit e kësaj vepre, që vijon të përsëritet dhe për të cilat ka dëshmi.

“Se grupe ta caktuara të motivuara dhe stimuluar nga edukata familjare, dhe nga parti politike, frustracionet dhe komplekset e tyre mundohen ti shërojnë duke fyer shqiptar të pafajshëm me frazën e njohur “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, si dhe “Dhoma Gazi për shqiptarët” flet edhe rasti qe sot huligan të rinj e kënduan refrenin e tyre edhe në ditën e pavarësisë së Maqedonisë, qe u mbajt në Krushevë në vendin e njohur te ‘Meçkin Kamen’.

E rikujtojmë policinë dhe prokurorinë publike, menjëherë të marrë masa hetimi bazuar në nenin 319 që dënohen të gjitha ata që nxisin urrejtje, përçarje dhe mos durim në baza diskriminuese nacionale, racore apo tjera!”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas saj, mos reagimi dhe mosndëshkimi i institucioneve përkatëse i deritanishëm ndaj atyre të rinjve maqedonas qe vazhdimisht nxisin urrejtje dhe ofendojnë shqiptar madje edhe para syve te policisë, flet se për këta huligan nuk ekziston ligji dhe drejtësia, madje të njëjtët stimulohen nga policia dhe Qeveria përderisa nuk merren masa e caktuara juridike”, thuhet në thirrjen publike të ASH-së.

evn