ASH me vendim, nuk mbështetet ligji për Prokurorinë Publike

Aleanca për Shqiptarët nuk do ta përkrahë Ligjin për Prokurori Publike, informon Zhurnal.

Marketing

Këtë e bëri të ditur vet deputeti i kësaj partie Syrija Rashidi, i cili përmes një konference për media tha se ky ligj ka për qëllim vetëm faljen, dhe për këtë shkak, partia e tyre nuk do ta mbështetë këtë ligj.

Sipas tyre, në ligjin e propozuar ka ndryshime drastike dhe me këtë ligj po pretendohet të amnistohen persona të inkriminuar dhe të akuzuar.