ASH: Qeveria të mbajë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit

Për informatat e plasuara për arratisjen e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të RM-së që sa më parë të dalë më informatë zyrtare për të vërtetuar ose mohuar informatat e plasuara në opinion.

Marketing

Qeveria e RM-së dhe MPB të mbajë llogari dhe përgjegjësi për teatrin që ua servoj qytetarëve të saj këto dy ditë lidhur me arrestimin e Gruevskit.

Pyesim publikisht Qeverinë e RM-së dhe MPB-në, se kush janë autorët që e ndihmuan arratisjen e Gruevskit?

Cila është pika kufitare nga është arratisur Gruevski dhe cili duhet të ketë qenë çmimi politik për ta realizuar këtë ikje?

Qeveria e RM-së, të mbajë përgjegjësi për këtë skandal i cili minon rëndë reformat në Gjyqësi dhe vë ne pikëpyetje funksionimi e shtetit të së drejtës, që me rastin e fundit e vret njëherë e përgjithmonë shpresën e qytetarit të zakonshëm të RM-së se një ditë do ketë drejtësi në shtet.

Marketing