ASh: Rishikimi i buxhetit, me prioritet zgjedhjet

Për Aleancën për Shqiptarët rishikimi buxhetor kishte prioritet zgjedhjet dhe jo ekonominë.

Marketing

“Edhe me këtë rishikim buxhetor vazhdon logjika e njëjtë edhe pse në kohë krize, theksohet dimensioni politik dhe jo ai financiar dhe ekonomik i buxhetit. Me këtë rishikim qeveria e demanton veten në të gjitha skenaret që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimi i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të Ministrisë së Financave parashihte zvogëlim prej 20%, ndërsa të njëjtat janë planifikuar vetëm 11,5%. Duke qenë të kufizuar në informata dhe duke mos e ditur edhe dinamikën e ristartimit dhe hapjes së ekonomisë dyshojmë se ky planifikim është i qëndrueshëm i të hyrave buxhetore. Ndoshta planifikohet edhe ndonjë rritje tatimore si ajo e akcizave së fundmi.”,- tha Elmi Aziri nga ASh.