“Askush nuk iu nxjerr sipër ujit pa ta pirë lëngun”, letra e një gruaje drejtuar 17-vjeçareve

“Letra” e një gruaje dërguar sot në redaksinë e JOQ Albania, ka marrë me mijëra like e komente në rrjet dhe është shpërndarë disa herë.

Marketing

Është letra e një anonimateje, gruaje e cila i bën thirrje 17-vjeçareve të kenë kujdes, nisur nga historia e 17-vjeçares e nga Velipoja e cila humbi jetën pak ditë më parë, po në Velipojë:

“Duke marre shkas nga historia e 17- vjecares dua ti lutem 17 vjecareve te tjera,cdo femre mos i besoni askujt, mos kaperceni brigjet me shpresen se do iu mbajne ne not, ne duar te tjeret,kushdo qofte ai dhe gjak i yti te le ne fund te cdo thellesive te kesaj jete.Askush nuk ju shpeton pa gje ne kembim, askush nuk iu nxjerr siper ujit ne siperfaqe pa ta pire me pare lengun tend e nese ti e refuzon te pret nenshtrimi, ose ne rastin fatal vdekja.
Beni hapat aq sa keni fuqine mos merrni rruge duke shpresuar se ju mban dora e nje burri, xhepi tij, puna e tij.
Une vij nga nje familje me shume plage sociale nana e semure prej vitesh, babai i alkolizuar qe e sheh goten me me vlere se familjen qe ka krijuar por prap dhe pa asnje mbeshtetje skam pranuar ndihmen e askujt por me kembengulje ja kam dale te bej dhe pune te renda me balte por te ja siguroj vetes jetesen e familjes sidomos nenes ate qe i mungon..

Mos kini turp te punoni ne ndertim,bujqesi,blegtori, pastruse se ato duar me gjak dhembin me pak se sa zemra e bere plage duke ta shtrydh e vrare dikush tjeter.
Behuni te zonjat e vetes. Mos hiqni dore kurre.

Kapuni pas endrrave tuaja jo pas burrave se sjemi krijuar vetem per te pritur burrat ne shtepi por per te krijuar veteveten, familjen, per te ia plotesuar vetes mungesat tona.

E shkruar nga nje moter, nje femer.”

E paredaktuar

Marketing