Asllani: Jemi të gatshëm të përballemi me virusin Korona

Zëvendësministri i shëndetësisë Armend Arsllani, thot se qytetarët nuk duhet të krijojnë panikë nga virusi korona “COLID 19”, pasi autoritetet shëndetësore në kontinuitet po ndërmarrin masa për menaxhimin e situates. Në “Intervistën Javore” për TVM2 Arsllani tha se Ministria e Shëndetësisë përgaditjet i ka filluar që nga momenti i përpahjes së tij në Kinë.

Marketing

“Kemi një kontroll të plotë nëpër vendkalimet kufitare pesë edhe ato në Bllac,Tabanocë, Qafthanë, Bogordicë dhe Devebair.Blic Për pasagjerët të cilat kalojnë në airportin e Shkupit dhe të Ohrit kemi kamera termale të cilat fizikisht nuk lidhen me pasagjerin, por me një distanc bëhet matja e temperatures, dhe në qoftëse kemi ndonjë dyshim ose vërejmë ndonjë simptom ne kemi epidemiologet tanë të cilat do të bëjnë anketimin e tyre, dhe në bazë të kësaj bëhet testimi dhe në rastë nevoje këta persona do të shkojnë në izolim.”- tha Armend Arsllani, zëvendësministër i shëndetësisë.

Personeli mjekësor së bashku me autoritetet shëndetësore janë në gatishmëri të plotë për tu dalur në ndihmë personave të prekur me këtë virus, thot Arsllani.

“Ne kemi një personel të mirë mjekësore për arsye se ky personel edhe më herët ka kaluar sfida me virusa të ndryshme dhe pa dyshim se kanë pasur trajnime të vazhdueshëm epildemiologët, infektologët tanë dhe ata janë në gatishmëri dhe janë shumë të përgaditur në aspekt professional ndërsa sugjerimet e tyre në këtë Trup Koordinues janë shumë frydhënëse sepse ata kanë kaluar disa here nëpër faza situate të tilla.”- tha Arsllani.

Krahas linikëa Infektive në Shkup, edhe tre spitalet në Shtip, Veles dhe Gostivar janë në gjednje të pranojnë pacientët të prekur nga virusi korona, thekson Arsllani. Në Klinikën Infektive në Shkup poashtu ka rrezerva prej rreth 4 mijë maska, mantela, doreza, skafandera të cilat janë për personelin mjekësore, ndërsa nga java e ardhshme parashikohet që të bëhet edhe një furnizim i ri me mjete dezinfektuese.

Marketing