Asnjë rezultat nga hetimi i tragjedisë në Llaskarcë

Edhe pak po bëhet një muaj që kur ndodhi aksidenti tragjik afër fshatit Llaskarcë, ku jetën e humbën 15 udhëtarë të autobusit Durmo Turs, ndërsa hetimet assesi të zbulojnë shkaqet se pse ndodhi aksidenti, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Nga Prokuroria Publike përsëritin se ende po i presin rezultatet nga ekspertiza e autobusit ku po punojnë edhe inxhinierë të makinerisë. Në ndërkohë, thonë se janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe janë grumbulluar informacione, ndërsa rasti ka qenë shumë i rëndë dhe është dashur shumë kohë për t’u hetuar.

Dhe derisa po zgjatë e gjithë kjo, ka ende të lënduar që po luftojnë për jetë, njëri në qendrën klinike “Nëna Terezë”, ndërsa tjetri në spitalin “8 Shtatori”.

Aksidenti ndodhi më 13 shkurt, kur autobusi i agjencisë “Durmo Turs” u përplas për bankinat që ndanë drejtimet në autostradën Shkup-Tetovë dhe përfundoi i rrokullisur në anën tjetër të rrugës.

I vetmi për fajin deri tani publikisht ka folur pronari i “Durmo Turs” që në ditët e para të aksidentit, kur gishtin e drejtoi tek vozitësit duke thënë se “ka humbur kontrollin”, ndërsa për një gjë të tillë deri tani nuk u ofrua asnjë dëshmi. Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë se çfarë të shtojnë, pos që gjithçka nga vendi i ngjarjes i është dorëzuar Prokurorisë Publike. (koha.mk)