“Associated Press” reagon pasi iu bombarduan zyret në Gaza nga Izraeli

Associated Press ka reaguar pasi një sulm i kryer nga Izraeli bëri shkrumb e hi zyret e kësaj agjencie botërore të lajmeve në Gaza të Palestinës.

AP në raportimin e saj ka thënë se sulmet ajrore të ardhura nga Izraeli kanë shkatërruar një ndërtesë të lartë ku e kishte stacionimin “Associated Press”.

Aty përmendet fakti se sulmet ajrore erdhën një orë pas paralajmërimit për një gjë të tillë, ku edhe u kërkua evakuimi i personave që gjendeshin në ndërtesë.

Marketing

Siç shkruan AP, nuk ka pasur arsyetim për arsyen e bombardimeve.

Ndërtesa në fjalë kishte zyret e AP-së dhe Al Jazeeras si dhe disa apartmente.

Në ndërkohë në rrjete sociale dhe media janë publikuar edhe pamjet e momentit  të bombardimit.

Marketing