Atalanta mposht Milanin

Milani është mposhtur në shtëpi nga Atalanta. Skuadra e Stefano Pioli u mund me rezultatin 3-0 në sfidën e javës së 19 të Serie A.

Marketing

Ekipi bergamask krijoi më shumë raste dhe u shfaq më efektiv para portës. Romero zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë.

Ilicic realizoi sërish për Atalanta në të 52’ me penallti. Zapata vulosi fitoren në të 77’, duke bërë që skuadra bergamaske të ngjitet në zonën Champions. Pa gola u mbyll takimi tjetër i së shtunës mes Udinese dhe Inter.

Zikaltërit u shfaqën më të rrezikshëm, por humbën mundësinë të afrohen më shumë me Milan. Roma në dallim nga ndeshja e Kupës së Italisë mundi me rezultatin 4-3 Spezia në ndeshjen e Serie A.