Atalanta vazhdon përpara, kualifikohet për finalen e Coppa Italia

Pas një ndeshje shumë interesante, Atalanta është kualifikuar në finalen e Coppa Italia, pasi mposhti Napolin me rezultat 3-1.

Marketing

Pjesa e parë u takoi e gjitha ekipit nga Bergamo e Italisë, ku edhe shënuan dy gola me anë të Zapatës 10′ dhe Pessinas 16′.

Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli u mendua se do të rikthehej në ndeshje kur edhe shënoi përmes Lozanos në minutën e 53-të.

Votoni
Shpresat për një rikthim përfunduan pasi Matteo Pessina, shënoi përsëri për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, tanimë zyrtarisht finalja mes Atalanta dhe Juventusit do të zhvillohet më 19 maj.

Marketing