Atanasov : Kontrollet inspektuese të fokusuara në ketering, shitje me pakicë dhe markete

Qytetarët mund të jenë të qetë. Inspektorët gjatë gjithë kohës janë në terren. Përveç kontrolleve të rregullta, intensivisht kryejnë edhe kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara. KOVID-19 nuk mund të bartet përmes ushqimit, me konsumim, por mundet përmes manipulimit mekanik – përmes paketimit të prodhimeve në markete. Për atë të gjithë, si konsumatorë, duhet t’u përmbahemi rekomandimeve, së bashku të kontribuojmë në luftën kundër koronavirusit, thotë për MEDIAL-n drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov.

Marketing

Sipas tij, situata ndiqet në bazë ditore, ndërsa ashtu distribuohen, por edhe në mënyrë përkatëse ndërrohen masat për operatorët e ushqimeve – prodhimtari, distribuim dhe qarkullim.

“Kontrollet e jashtëzakonshme kryesisht janë për ketering, shitje me pakicë dhe markete sepse frekuentimi i njerëzve tani është atje nëse merret parasysh se kafiteritë, restoranet, objektet hotelierike u mbyllën, përveç atyre që dërgojnë ushqime”, thekson drejtori.

Atanasov për MIA-n: Kontrollet inspektuese të fokusuara në ketering, shitje me pakicë dhe markete

Nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme situata ishte e qartë, shton, në kompanitë të cilat kryejnë prodhimtari dhe distribuim të cilat në këto momente janë më të ngarkuara, do të paraqiten persona të cilët nuk kanë përfunduar kurse për siguri të ushqimit dhe higjienës ose të cilët nuk kanë kryer kontrolle sanitare.

“Ishte e qartë se do të përballemi me atë problem dhe për atë atje u kahëzuar. Nëse dikush i shikon raportet që i dorëzojmë te Këshilli Inspektues, do të thotë se devijimet janë në atë segment. Normalisht, kur kompania përballet me mungesë të personelit përkatës i cili i njeh dhe i zbaton masat, do të plotësojë vend me tjetër sepse nevoja atë e kërkon. Në treg nuk kishte mungesë të ushqimit, me sukses menaxhohen, tregtia, plasmani, prodhimtaria”, potencon Atanasov.

Lëshimet e tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me përhapjen eventuale të KOVID-19, por paraqesin rrezik edhe për përhapje të sëmundjeve përmes ushqimit.

“Shifra e mospërputhjeve të evidentuara nuk është e madhe. Mesatarisht është te tre deri në pesë objekte nga 60-70 të kontrolluara gjatë ditës që nuk është ndonjë devijim. Edhe kur në mënyrë normale punojnë objektet hotelierike lëshime të tilla ka. Por, mirë është atë që do ta konfirmojnë inspektorët, qartë të tregohet sepse ashtu njerëzit, përkatësisht operatorët bëhen më të vetëdijshëm”, plotëson Atanasov.

Në lidhje me manarët, ai është i përpiktë se qentë dhe macet nuk mund ta bartin KOVID-19, përveç në mënyrë mekanike, përmes qimeve, nëse dikush i prek dhe pastaj vetë rastësisht preket në hundë, sy ose gojë.

Marketing