Athina e pakënaqur me amendamentet Kushtetuese

Në Athinë është pritur me shqetësim miratimi në qeveri i amendimeve për ndryshimin e Kushtetutës. Mediat shkruajnë se qarqet juridike dhe diplomatike afër presidentit Pavlopulos kanë shprehur rezerva rreth nenit 36, i cili sipas tyre lë shteg të hapur për irredentizëm të ardhmen duke mos mbyllur përfundimisht çështjen e një “minoritet maqedonas” në Greqi, siç është argumentuar për vite me radhë nga Shkupi.

Marketing

Sipas tyre, neni 36 thotë specifikisht se “republika garanton të drejta të veçanta sociale për veteranët e luftës antifashiste dhe të gjitha luftërat çlirimtare të Maqedonisë”. Pretendim tjetër është se në nenin 3 të Kushtetutës përjashtohet përdorimi i termit “Maqedonia Veriore” dhe se për arsye historike mbetet vetëm emri “Maqedoni”.