Athletic Bilabo superkampion i Spanjës, mposht Barcelonën

Athletic Bilabo është shpallur superkampion i Spanjës për herë të tretë në histori.

Marketing

Bilbao në finale ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-2 pas kohës shtesë.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, me Athletic Bilbaon që siguroi shtesat në minutën e fundit.

Të dy golat për Barcën i shëniu Anthony Griezmann në minutën e 40-të dhe 77-të.

Për Athletic Bilbaon shënuan de Marcos në minutën e 42-të, Villalibre në minutën e 90-të dhe Williams në minutën e 4-të të kohës shtesë.

Në minutën e fundit, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq.

Marketing