Atletico dëshiron ‘Llorenten e ri’, interesohet për Ceballos

12:14 | 5 Maj 2021

Marketing

Mesfushori Dani Ceballos do rikthehet te Real Madrid gjatë verës, pas dy viteve huazim te Arsenal.

Edhe pse klubi londinez ka konsideruar nënshkrimin përfundimisht me lojtarin, duket se lojtari do rikthehet në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Ndër kandidatët për shërbimet e Ceballos, pos ish skuadrës Real Betis, interesim ka shprehur edhe Ateltico Madrid.

“Los Rijoblancos” duan ta përsërisin operacionin e Marcos Llorente, që nuk ishte në formë nën urdhrat e Zidane, por tani është duke shkëlqyer në “Wanda Metriplotano”.

Pasi dështuan të nënshkruajnë me James, Simeone do provojë ta përforcojë mesfushën me Ceballos.

Real Madrid mund të pranojë ofertën nëse ofrohen 40 milionë euro.

Nga ana tjetër, Ceballos është më shumë i hapur për rikthimin te ish klubi dhe këtë e ka pranuar disa herë publikisht./Lajmi.net/

Marketing