Atletico, ‘hije’ e Barcës në La Liga

Atletico Madrid është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve në La Liga.

Marketing

Skuadra e Diego Simeones ka mposhtur 3:0 Alavesin në ‘Metropolitano’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

Nikola Kalinic në minutën e 25’, shënoi për t’i dhënë epërsinë e parë Atletico Madridit.

Në pjesën e dytë, Atletico Madrid shënoi edhe dy herë tjera.

Ishte Antoine Griezmann që në minutën e 82’ realizoi për 2:0, ndërsa Rodrigo në minutën e 87’, vendosi rezultatin 3:0.

Me këtë fitore, Atletico numëron 28 pikë, aq sa kanë liderët e Barcelonës.

Marketing