Atletico kërkon kreun

 Atletico Madrid sërish në Andaluzi për të rimarrë kreun!

Kampionati spanjoll do të vijë me dy takime mjaft interesante, teksa Valencia do të presë Real Sociedad në orën 16:15, ndërsa në mbrëmje, në orën 21:00 Atletico e Madridit do të luajë transfertën e dytë andaluziane në harkun e pak ditëve.

Pas humbjes minimale ndaj Sevillas fundjavën e kaluar dhe fitores së Realit mbrëmë në El Classico, skuadra e Simeones ka dorëzuar përkohësisht kreun te “Los Blancos”, ndaj do të kërkojë tre pikët sot ndaj Betisit, për të rimarrë vendin e parë.

Marketing

Reali kryeson renditjen me 66 pikë, sa ka edhe Atletico dhe Barcelona është në pozitë e tretë me 65 sosh.

Marketing