Atletico Madrid ‘gjunjëzon’ kampionët e Evropës

Atletico Madrid e ka fituar 1:0 ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Kampionët e Evropës janë ‘gjunjëzuar’ në ‘Wanda Metropolitano’ të martën mbrëma, nga një gol i shënuar nga Saul Niguez.

Mesfushori spanjoll arriti që të shënoi në minutën e 4’ të ndeshjes, për eprësinë 1:0.

Liverpool në vazhdim të ndeshjes rriti dominimin, kërkoi golin e barazimit, por e kishte të pamundur të thyente mbrojtjen e vendasve.
Në fund, Atletico 1:0 Liverpool.