Atletico Madrid raporton dy raste me COVID-19

Atletico Madrid ka raportuar dy raste pozitive të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

“Në mesin e rezultateve që u shpalosën sot janë dy teste pozitive. Individët tani janë në vetëizolim në shtëpitë e tyre”, bëri të ditur klubi spanjoll në një deklaratë në faqen e tij të internetit.

Atletico Madrid shtoi se autoritetet shëndetësore portugeze dhe spanjolle janë njoftuar menjëherë për testet pozitive, po ashtu edhe organi drejtues evropian i futbollit UEFA.

UEFA kërkon teste mbi COVID-19 për lojtarët dhe stafin e klubeve në fundin e këtij viti të Ligës së Kampionëve.

Klubi nuk i bëri të ditur emrat e të infektuarve.

Atletico Madrid më 13 gusht do të përballet me klubin gjerman Leipzig në ndeshjen e çerekfinales të UEFA Ligës së Kampionëve.

Marketing