Atletikë, Maqedonia falsifikon rezultatet e sportistëve

Në kampionatin ballkanik të atletikës në palestër të mbajtur javën e kaluar në Stamboll, Jovan Stojkoski, në vrapin e 400 metrave kishte thyer rekordin shtetëror.

Marketing

Megjithatë ky sukses i paralajmëruar atletikës së vendit mund ti sjellë një pezullim nga IAAF. Stojkoski nuk posedon nënshtetësi të Maqedonisë, ndërsa në IAAF është regjistruar si atlet i Serbisë.

Ai jeton dhe stërvitet në këtë shtet. Por edhe rezultati i tij në 400 metra prej 48.62 sekonda i shënuar në Stamboll në sitin zyrtar të IAAF- it, është regjistruar si rezultat i shënuar nga atlet serb e jo maqedonas.

Stojkoski në kampionatin ballkanik të Stambollit ka mundur të garojë për Maqedoninë, vetëm me leje speciale nga IAAF dhe pikërisht autenticiteti i licencës është vënë dyshim. Për këtë shkak FAM-i, mund të pezullohet nga IAAF-i.

Marketing